• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jakimovski ka parashtruar kallëzim penal kundër një personi të panjohur për vendosjen në "listën e zezë" të Departamentit të Shtetit.

Jakimovski ka parashtruar kallëzim penal kundër një personi të panjohur për vendosjen në

 Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Kryetari aktual i Komunës së Karposhit, lideri i GROM-it dhe kandidati presidencial i kësaj partie, Stevço Jakimovski, sot në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër kryerësit të panjohur në lidhje me vendosjen e emrit të tij në "listën e zezë" të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai deklaroi se kërkon që të zbatohet hetim dhe se është i gatshëm të përgjigjet para çdo organi hetues, përfshirë edhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se ka qytetarë të vendit pa i përmendur emrat e tyre, për të cilët konsideron se janë përgjegjës, si  siç thotë, për gjithë përgatitjen rreth këtij operacioni për përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në garën zgjedhore për president të vendit 

 "Jam një person me dinjitet, me nder. Dinjiteti i një njeriu  kushton aq sa është i gatshëm   të paguajë. Unë jam i gatshëm të paguaj edhe çmimin më të ulët, por nuk do të dorëzohem para padrejtësive dhe të gjithë atyre që janë organizuar të bëjnë lojë të pandershme dhe të ndërhyjnë rëndë në zgjedhjen e presidentit në Republikën e Maqedonisë dhe do të durojnë maksimalisht. Kam parashtruar kallëzim penal kundër personit të P.NJ. në PP Departamenti për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, dhe në të njëjtën kohë kam kërkuar takim në Prokurori. Kam  t'u komunikoj  disa njohuri që kam. Në të njëjtën kohë, jam në dispozicion për të biseduar çdo gjë", tha Jakimovski.

Sipas tij, duhet të përgjigjen në pyetjet të gjithë ata që në muajt e fundit intensivisht kanë paraqitur sa më shumë kallëzime penale që nuk kanë bazë, siç thotë, pastaj të thonë se prokuroria dhe organet e drejtësisë në vend nuk janë duke vepruar dhe më pas të thërrasin Departamentin e Shtetit.

Në pyetjen  se kundër tij tashmë ekziston akuzë dhe gjykim i cili për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal po kthehet në rigjykim, Jakimovski thotë se ka aktakuzë, por ka edhe dëshmitar, i cili siç thotë, është gati të dëshmojë për përgatitjen e arrestimit të tij, për marrëveshjet  që janë ekzekutuar në nivelin më të lartë në shtet.

 Akuzoi se kjo është politikë e pastër dhe përpjekje për të ndihmuar ata që në këtë garë zgjedhore, thotë, kanë ku të dalin dhe të thonë se nuk duam një lojë të padrejtë por një garë të ndershme politike, të gjithë heshtin duke përfshirë këtu edhe presidentin aktual. 

I pyetur të theksojë se cili është personi i P.NJ, Jakimovski nuk dëshiroi të zbulojë detaje, pasi siç thotë ka pasur disa grupe të ndryshme. 

 

 

САД ги проширија санкциите против Иран со 16 дополнителни компании, соопшти денеска американскиот Стејт департмент.

Kryetari aktual i Karposhit dhe kandidati për president, Jakimovski, së bashku me ish-prokuroren speciale, Katica Janeva, u gjetën në "listën e zezë" që të hënën e publikoi Departamenti Amerikan  i Shtetit për, siç theksohet, për përfshirje në veprime korruptive.

 Foto: MIA

 

 

.    

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR