• e premte, 28 qershor 2024

Izraeli thotë se "mund ta kthejë Libanin në epokën e gurit", por nuk dëshiron luftë me Hezbollahun

Izraeli thotë se

Jerusalem, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan Uashington, paralajmëroi se armata izraelite është e aftë "ta kthejë Libanin prapa në epokën e gurit" në luftë eventuale me grupin libanez shiit Hezbollah.

Megjithatë, ai në mënyrë eksplicite theksoi se qeveria e tij preferon zgjidhje diplomatike të tensioneve në kufirin izraelit - libanez. 

Galant, gjithashtu, u tha gazetarëve se ka biseduar me përfaqësues të lartë amerikanë për draft-propozimin e "pasluftës" për atë se si të menaxhohet me Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit izraelit me grupin palestinez Hamas që e kontrollon enklavën.

Sipas opsionit të shqyrtuar, menaxhimi me territorin bregdetar do të përfshinte palestinezë lokalë, partnerë rajonalë dhe SHBA, por kjo do të ishte "proces i gjatë dhe i komplikuar", sqaroi ministri izraelit i Mbrojtjes. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR