Izraeli sot kreu 150 sulme ajrore ndaj Libanit
- Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm ka kryer rreth 150 sulme kundër caqeve të Hezbollahut në Liban, nga ku lëvizja islamike lëshon raketa në territorin izraelit në mbështetje të Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:51, 23 shtator, 2024
Tel Aviv, 23 shtator 2024 (MIA) – Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm ka kryer rreth 150 sulme kundër caqeve të Hezbollahut në Liban, nga ku lëvizja islamike lëshon raketa në territorin izraelit në mbështetje të Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.
"Sot në mëngjes ka pasur rreth 150 sulme ajrore", tha zëdhënësi i armatës.
Sulmet u kryen midis orës 6:30 dhe 7:30 sipas orës lokale.
Kryeministri libanez Naxhiv Mikati dënoi "planin e shkatërrimit që po zbaton Izraeli".
"Vazhdimi i agresionit izraelit kundër Libanit është luftë për shfarosje në çdo aspekt, plan për shkatërrim qëllimi i së cilës është zhdukja e fshatrave dhe qyteteve libaneze", tha ai.
Armata izraelite sot në mëngjes u tha qytetarëve libanezë që të "qëndrojnë larg caqeve të Hezbollahut" në Libanin jugor.
Foto: EPA