• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli ka kryer sulm ndaj pozicioneve të armatës siriane në provincën Homs

Izraeli ka kryer sulm ndaj pozicioneve të armatës siriane në provincën Homs

Damask, 7 shkurt 2024 (MIA) - Predha izraelite kanë goditur një numër të madh të lokacioneve në provincën siriane Homs, ka njoftuar sot armata siriane.

Mbrojtja kundërajrore siriane ka rrëzuar disa predha, njoftuan mediat shtetërore, pa theksuar detaje për caqet e goditura.

Një burim ushtarak më vonë për mediat shtetërore deklaroi se ka disa viktima dhe të plagosur, si dhe dëme materiale.

Televizioni shtetëror ka shfaqur xhirime nga automjetet e ambulancave, të cilat janë nisur drejt vendit të sulmit, ku shishen mbetjet e ndërtesës së goditur.

Sipas një burimi të inteligjencës ushtarake siriane, sulmet kanë qenë të orientuara kundër bazës ajrore "Shujrat" dhe disa objekteve në periferinë e Homs. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR