Izraeli i heqë vizat për kosovarët, sot nënshkruhet marrëveshja
- Izraeli dhe Kosova sot në ambasadën izraelite në Prishtinë do ta nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizje të lirë pa regjim vizash për qytetarët e të dy shteteve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:28, 18 qershor, 2024
Prishtinë, 18 qershor 2024 (MIA) - Izraeli dhe Kosova sot në ambasadën izraelite në Prishtinë do ta nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizje të lirë pa regjim vizash për qytetarët e të dy shteteve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Siç kumtoi ambasada izraelite, në zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje, që u arrit që në janar të këtij viti, do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm izraelit, Mosha Arbel.
"Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.
Më 29 janar të këtij vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ky vendim i Izraelit vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës më 4 shtator 2020.
Presidentja Osmani kishte bërë të ditur se ministritë përkatëse kishin nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë. ab/