• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli e sulmoi Libanin jugor pasi paralajmëroi banorët të evakuohen

Izraeli e sulmoi Libanin jugor pasi paralajmëroi banorët të evakuohen

Bejrut, 19 nëntor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite kreu sot sulme ajrore në "vendndodhjet ushtarake" të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah në jug të Libanit, pasi një sulm me dron më herët gjatë ditës vrau një person dhe plagosi disa të tjerë, përfshirë nxënës në një autobus.

Vala e re e sulmeve erdhi mes tensioneve në rritje midis Izraelit dhe grupit militant.

Në një sulm ajror dje e humbën jetën 13 persona në kampin e refugjatëve palestinezë Ain al-Hilave, që është sulmi më vdekjeprurës izraelit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut një vit më parë.

Ushtria izraelite paralajmëroi këtë pasdite se do të godiste objektiva në disa fshatra në Libanin jugor, duke i quajtur ato "vendndodhje të Hezbollahut" dhe u bëri thirrje njerëzve atje të evakuoheshin. Më shumë se një orë më vonë, sulmet filluan në fshatrat Shehur dhe Deir Kifa. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një sulm ajror izraelit ndaj një auotomobili në fshatin Tiri në jug të Libanit e humbi jetën një persona dhe u plagosën 11 të tjerë, përfshirë nxënës në një autobus, raportoi Ministria libaneze e Shëndetësisë dhe mediat shtetërore.

Agjencia shtetërore Kombëtare e Lajmeve (NNA) raportoi se një autobus shkollor po kalonte pranë automobilit kur ai u godit. Shoferi i autobusit dhe disa nxënës janë plagosur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR