• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli dhe Siria janë larg arritjes së një marrëveshjeje për paqe dhe siguri, pretendon një zyrtar izraelit

Izraeli dhe Siria janë larg arritjes së një marrëveshjeje për paqe dhe siguri, pretendon një zyrtar izraelit

Jerusalem, 19 nëntor 2025 (MIA) - Një marrëveshje sigurie midis Izraelit dhe Sirisë nuk do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt, publikoi sot gazeta "Tajms of Izrael", duke cituar një zyrtar të lartë izraelit të paidentifikuar.

"Nuk jemi ende afër. Nuk është ende në tryezë," tha ai.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes gjoja është kërkesa e Sirisë që ushtria izraelite të tërhiqet nga territori sirian, në të cilin hyri pas rrëzimit të ish-liderit sirian Bashar al-Assad një vit më parë.

Më parë, transmetuesi publik izraelit Kan publikoi se bisedimet për një marrëveshje të mundshme sigurie janë në qorrsokak.

Presidenti sirian Ahmed al-Shara, gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, komentoi "ftohtësisht" mbi mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve të Sirisë me Izraelin.

Kur u pyet për anëtarësimin e mundshëm të Sirisë në Marrëveshjet e Abrahamit me Izraelin, Al-Shara vuri në dukje se situata në Siri është e ndryshme nga ajo e nënshkruesve të tjerë, pasi vendi ndan një kufi me Izraelin, i cili, siç vuri në dukje, ka pushtuar Lartësitë e Golanit që nga viti 1967.

"Ndoshta administrata e Trampit mund të na ndihmojë të arrijmë një marrëveshje sigurie me Izraelin ose të kthehemi te marrëveshja e vitit 1974", tha ai. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR