Izraeli dhe Hamasi gati për negociata të reja në Katar, këtë herë me shanse të larta për sukses
- Izraeli dhe Hamasi planifikojnë të dërgojnë negociatorë në Katar dhe t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:10, 3 janar, 2025
Doha, 3 janar 2025 (MIA) - Izraeli dhe Hamasi planifikojnë të dërgojnë negociatorë në Katar dhe t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë.
Shteti i Gjirit, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin, po ndërmjetëson në bisedimet ,sepse Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas refuzojnë të bisedojnë drejtpërdrejt.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu miratoi dërgimin e një delegacioni negocues. Hamasi bëri të ditur se planifikon të dërgojë negociues të tij, ndërsa një funksionar i lartë i grupit shprehu optimizëm.
"Ekzistojnë perspektiva të mira që këtë herë negociatat të jenë të suksesshme", deklaroi Musa Abu Marsuk për organizatën e Katarit Al-Arabi Al-Xhadid.
Ai nuk ka zbuluar se në çfarë e bazon optimizmin e tij. Do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis, sepse si Izraeli dhe Hamasi duan të mes vete të shkatërrohen.
Izraeli po kërkon një listë me emrat e pengjeve të gjallë të kapur në Gazë. Hamasi ka njoftuar se i duhet një pauzë në luftime për të përcaktuar vendndodhjen dhe shëndetin e pengjeve, që Izraeli e sheh si një justifikim, transmetojnë mediat.
Lufta filloi me një sulm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, ku humbën jetën rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 250.
Sipas të dhënave palestineze, që nga fillimi i luftës në Gazë janë vrarë mbi 45.500 persona.
Foto: Arkivi i MIA-s