• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ixhet Memeti nuk u paraqit në seancën e Këshillit të prokurorëve publikë, mendon të japë dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit

Ixhet Memeti nuk u paraqit në seancën e Këshillit të prokurorëve publikë, mendon të japë dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të prokurorëve publikë i cili aktualisht është nën masë kujdesi nën dyshimin lidhur me mitmarrjen sot nuk erdhi në seancën e Këshillit.

Siç informoi kryetarja e KPPRMV, Dushica Dimitrieska, Mexhiti pak para fillimit e informoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

"Pak para fillimit të seancës ai më informoi se nuk do të jetë i pranishëm dhe është i mendimit që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë", tha Dimitrieska.

Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin lidhur me mitmarrjen për ndikim të kundërligjshëm ku është përfshirë edhe gjykatësi suprem, Naqe Georgiev.

Në deklaratë për media pas përcaktimit të masës së kujdesit javën e kaluar, i dyshuari Memeti, para Gjykatës Penala tha se është në interes të të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt. 

"Është në interesin tim dhe të publikut që sa më shpejt autoritetet të përfundojnë punën e tyre. Kjo sigurisht që si njeri më prek, megjithatë nuk është mirë të flas para mediave për një çështje që po zhvillohet në rrugë gjyqësore. Ju siguroj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të dalë se asgjë joligjore nuk kam bërë", tha Memeti.

Për raportet me gjyqtarin suprem Georgiev, ai tha se i njeh të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe me ta shoqërohet, por se nuk ka biseduar për lëndët.

Gjyqtarit suprem Naqe Georgiev për shkak të ekzistimit të dyshimeve se mund të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethanat që çojnë se do ta kryejë apo përsërisë veprën penale, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh 

Dy të dyshuarit janë pjesë e hetimit të hapur nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe dyshohen se kanë marrë “ryshfet për ndikim të paligjshëm”.

Hetimi është hapur pas aksionit të MPB-së i cili vjen pas kallëzimit të djalit të të akuzuarit në lëndën që zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshillit sot e mban seancën e 103-të në të cilën shqyrtohet informacioni nga koordinatorët për zonën e Prokurorisë së Lartë Publike Manastir. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR