• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ivanovska: Mungesa e përgjegjësisë është arsyeja e mosbesimit në institucione

Ivanovska: Mungesa e përgjegjësisë është arsyeja e mosbesimit në institucione

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Për shkak të mungesës së përgjegjësisë në të gjitha nivelet është e dukshme se qytetarët nuk do të kenë besim në institucione, tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, në konferencën e sotme "Transparenca dhe llogaridhënia: Një çift perfekt për rikthimin e besimit në institucionet publike", organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK).

Ajo foli për papërgjegjshmërinë që përshkon sfera të ndryshme sociale. Ajo përmendi mbi të gjitha heqjen e përgjegjësisë në tregun politik, që prek më tej të gjitha segmentet e tjera. Ivanovska në fjalën e saj foli për mungesën e përgjegjësisë tek të punësuarit në institucione, ku nuk merret parasysh sistemi merit, por ndikimet politike. Ajo tha gjithashtu se ka mungesë përgjegjësie nga ana e gjyqtarëve, ekspertëve, policisë, arkitektëve, të cilët, siç tha ajo, "bënë një plan të tillë për kryeqytetin dhe për të gjithë vendin", te inspektorati shtetëror për ndërtimtari, dhe mësimdhënësit. Ajo theksoi se mungon përgjegjësia e pushtetit, përgjegjësia për pronën e shtetit, por edhe përgjegjësia civile. Ajo theksoi se secili duhet të veprojë në sferën e tij të përgjegjësisë.

"Nëse jemi një shoqëri në të cilën kemi zbuluar se rreziku më i lartë i korrupsionit janë ndikimet e forta politike, se mungesa e integritetit është emëruesi i përbashkët i të gjithë faktorëve të korrupsionit, se transparenca nuk është në nivelin e dëshiruar nga qytetarët, se autorizimet diskrecionale po keqpërdoren, atëherë do të jetë më se e qartë për ne se përgjegjësia do të jetë në nivel të ulët", shtoi Ivanovska.

Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski foli për renditjen e Entit Shtetëror të Revizionit sipas raporteve ndërkombëtare, kompetencën e institucioneve, si dhe për dërgimin e raporteve tek palët e interesuara dhe për vendosjen e raportit të revizionit në ueb faqen e ESHR-së.

I pyetur se pse nuk besojnë në Prokurorinë, prokurori publik Gavril Bubevski theksoi sondazhin e fundit të Bankës Botërore për gjyqësorin, duke sqaruar se ka një përqindje më të lartë të vlerësimeve pozitive të atyre që kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë apo rast në prokurorinë apo gjyqësorin, në krahasim me ata që nuk kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë, por mosbesimin e shprehin përmes faktorëve të tjerë.

Të njëjtën e përsëriti edhe për procedurën hetimore, e cila tha se edhe pse nuk është sekrete si hetimi paraprak, ende nuk është publike, por shtoi se sigurisht PP nuk është në performancën e tij më të mirë, por shprehu besimin se sigurisht që do të përmirësohet.

Bubevski theksoi se e vetmja gjë që mund të kërkohet është vija e qartë e fakteve kur PP-ja e paraqet akuzën para organeve të drejtësisë.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, tha se transparenca është rojtar i integritetit të gjyqtarëve.

Ajo theksoi se gjyqtarët duhet të udhëhiqen nga parimet etike të sjelljes morale, si dhe se ata nuk duhet të ndikohen nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ dhe se duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur prej tyre, por edhe se duhet njohur pavarësia e gjyqësorit dhe të respektohet nga të gjitha degët e pushtetit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR