• e hënë, 20 maj 2024

ISHP: Melanoma - lloji më i rrezikshëm i kancerit në lëkurë, mund të shërohet nëse zbulohet me kohë

ISHP: Melanoma - lloji më i rrezikshëm i kancerit në lëkurë, mund të shërohet nëse zbulohet me kohë

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Melanoma është lloji më i rrezikshëm i kancerit në lëkurë, ndërsa mund të shërohet nëse zbulohet me kohë, porosisin nga Instituti për shëndet publik sot, në prag të majit - muajit të luftës kundër kancerit në lëkurë.

"Edhe pse melanoma mund t'i përfshijë të gjitha pjesët e lëkurës në trup, megjithatë ai më së shpeshti paraqitet në pjesët e trupit që më së shumti janë të eksponuar në diell", paralajmërojnë nga Instiuti.

Ekzistojnë më shumë mënyra për njerëzit që të mbrohen nga faktorët e rrezikshëm, të lidhur me melanomën. Siç njoftojnë nga instituti, duhet të shmangen orët më të ngrohta gjatë ditës, mirë të mbulohet trupi dhe të shfrytëzohen mjetet mbrojtëse kundër diellit. bsh/

Foto: Instituti për shëndet publik

QËNDRONI TË LIDHUR