• e hënë, 08 korrik 2024

Inzagi: Fati ynë është në duart tona, por ne duhet të qëndrojmë të përqëndruar

Inzagi: Fati ynë është në duart tona, por ne duhet të qëndrojmë të përqëndruar

Milano, 5 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka ndarë mendimet e tij për garën për titull në Serie A.

Në ndeshjen e xhiros së 27-të, "neroazurët" kanë mposhtur mbrëmë ekipin e Xhenovës me rezultatin 2:1.

"A është në duart tona fati i Interit? Padyshim që po. Për 33 ditë e kemi rritur avantazhin ndaj Juventusit në 15 pikë, por duhet të qëndrojmë të përqëndruar. Unë kam shumë vite në futboll dhe e di se si funksionon. Ka edhe shumë ndeshje para nesh, duhet të luajmë tre ndeshje para pushimit për ndeshjet e kombëtarëve kundër kundërshtarëve shumë seriozë - Bolonja, Atletiko dhe Napoli", deklaroi trajneri Inzagi për "TuttoMercatoWeb".

Interi vazhdon të kryesojë renditjen në Serie A. Skuadra ka 72 pikë në 27 ndeshje dhe diferenca me Juventusin në vendin e dytë tani është 15 pikë. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR