Inteligjenca koreano-jugore e konfirmoi informacionin për ushtarin e plagosur koreano-verior të kapur nga Ukraina
- Agjencia koreano-jugore e inteligjencës konfirmoi sot se Ukraina ka kapur një ushtar të plagosur koreano-verior, pasi u paraqitën informacione se një njësi speciale ukrainase kishte robëruar ushtarin, transmetoi agjencia Jonhap.
Seul, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Agjencia koreano-jugore e inteligjencës konfirmoi sot se Ukraina ka kapur një ushtar të plagosur koreano-verior, pasi u paraqitën informacione se një njësi speciale ukrainase kishte robëruar ushtarin, transmetoi agjencia Jonhap.
"Përmes shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me një organizatë intelegjente të një vendi mik, konfirmuam robërimin e një ushtari të plagosur koreano-verior dhe planifikojmë të monitorojmë tërësisht zhvillimin e ngjarjeve", theksohet në kumtesën e shkurtër të Shërbimit nacional informativ të Koresë së Jugut.
Konfirmimi vijoi pasi shërbimi i lajmeve i ushtrisë ukrainase "Militarni" mbërmë kumtoi se forcat ukrainase kishin robëruar ushtarin gjatë operacioneve në rajonin Kursk të Rusisë, pa specifikuar datën e saktë të ngjarjes.
Fotografia e ushtarit të supozuar koreano-verior, i cili duket i plagosur, u publikua në "Telegram". Për momentin nuk ka më shumë detaje për gjendjen e tij", shtoi "Jonhap". ls/
Foto: Printskrin Telegram/Jonhap