• e martë, 24 dhjetor 2024

Instituti për demokraci: Deputetët në mënyrë të pamjaftueshme i argumentojnë qëndrimet dhe nuk pranojnë argumente të huaja

Instituti për demokraci: Deputetët në mënyrë të pamjaftueshme i argumentojnë qëndrimet dhe nuk pranojnë argumente të huaja

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Institui për demokraci në hulumtimin më të ri për punën e deputetëve vëren përkeqësim të cilësisë së debatit në Kuvend, ndërsa në fokus ishin pikat në rend dite nga fushat e sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Më aktivë me përfhsirje në diskutime ishin deputetët nga opozita, të cilët morën pjesë në 76% të diskutimeve të vëzhguara, përderisa deputetët nga pushteti morën pjesë në 24%.

Më gjatë në foltoren e deputetit kanë qëndruar deputetët Dajanço Eftimov, Zdravko Trajanov dhe Beti Stamenkovska Trajkoska, ndërsa më shpesh janë paraqitur për fjalë Zdravko Trajanov i cili 85 herë e ka marrë fjalën, Dajanço Eftimov dhe Bojan Stojanoski 70 herë dhe Lidia Petkoska 59 herë.

Pjesëmarrja e grave në diskutime është 43% dhe përqendrohet në nivel relativisht të lartë, gjithashtu paraqet pjesëmarrje më të lartë të grave në diskutim në krahasim me mandatet e vëzhguara më parë.

"Në shkallën prej 1 deri në 10, vlerësimi për cilësinë e deabtit në Kuvendin e RMV-së në gjysmëne  parë të vitit 2023 është 5,5, që është përkeqësim nga gjysmëvjetori i kalaur (korrik - dhjetor 2022) kur vlerësimi ishte 5,7. Këtë e tregon vëzhgimi i Institutit për dmeokraci në periudhën janar - qershor 2023,", ceket në kumtesën e Institutit.

Raporti për këtë periudhë, siç ceket, tregon nivel të ulët të cilësisë së debatit dhe e konfirmon konkludimin se ekziston hapësirë për përmirësim të konsiderueshëm.

"Niveli i argumentimit ndjeshëm është përkeqësuar në krahasim me periudhën e kaluar të vëzhgimit korrik - dhjetor 2022. Folësit në 49% të daljeve të tyre të analizuara nuk aptën argumente, përderisa në 44% argumentuan dobët. Në vetëm 7% e diskutimeve të vëzhguara folësit shfrytëzuan një argument për ta arsyetuar pozitën e tyre, që është në nivel pothuajse të njejtë në krahasim me periudhën e kaluar. Vetëm tetë folës prëdorën dy argumente, përderisa mbi dy argumente për ta mbështetur pozicionin e vet pati vetëm në 0,1% të daljeve të vëzhguara", theksojnë nga Instituti për demokraci.

Deputetët në 11% e diskutimeve të vëzhguara përdorën fakte nga hulumtimi, përvoja, dokumentet dhe burimeve të tjera relevante si pjesë e arsyetimit të tyre, me çka konfirmohet niveli në prëgjithësi i ulët i argumentimit.

Kur bëhet fjalë për raprotin e deputetëve ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga partia tjetër politike, në 3 për qind të diskutimit është shprehur respekt që tregon rënie të dukshme në raport me periudhën e kaluar të vëzhgimit kur respekti ishte shprehur në 17% të rasteve.

Raporti, siç potencohet, e konfrmon edhe kthesën e ulët konstante të deputetëve ndaj të drejtave të grupeve të margjinalizuara, nëpër të gjitha periudhat e vëzhgimit. Është vërejtur se deputetët në rreth 87,3% të diskutimit të tyre nuk u qasen të drejtave të grupeve të margjinalizuara, nëse në mënyrë specifike nuk diskutohet për një ligj të caktuar apo temë të rendit të ditës lidfhur me të drejtat e tyre.

Instituti për demokraci prej qershorit të vitit 2014, e ndjekë cilësinë e debatit në Kuvend dhe punën e Kuvendit në prëgjithësi. Në janar të vitit 2022, filloi cikli i katërt i monitorimit, në kaudër të programit për mbështetje parlamentare (PMP), që është mbështetur nga Qeveria e Zvisrës. Ky projekt zbatohet në partneritet me Institutin demokratik nacional (NDI) dhe Qendrën për menaxhim me ndryshime (CUP). Përmbajtja e publikimit në asnjë rast nuk mund të konsiderohet se i reflekton qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës. ab/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR