• e shtunë, 21 dhjetor 2024

"Instituti Aleksis Cipras" dhe "Fondacioni Zoran Zaev" do të organizojnë konferencë ndërkombëtare për Paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm

Athinë, 15 maj 2024 (MIA) - Me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, "Instituti Aleksis Cipras" dhe "Fondacioni Zoran Zaev" në Athinë do të organizojnë konferencë ndërkombëtare dyditore me temë "Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm" ku përfaqësuesi special i KB-së në negociatat Metju Nimic do të marrë çmimin për paqe, apo i ashtuquajturi "Çmim nga Prespa", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marrëveshja e Prespës është nënshkruar më 17 qershor në vitin 2018, ndërsa konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 qershor në Athinë me pjesëmarrjen e politikanëve, ekspertëve, kryeministrave, ish presidentëve, ish kryeministrave dhe ish ministrave, komisionarëve evropianë, akademikëve, drejtorët e instituteve etj, nga Evropa, Ballkani dhe më gjerë.

Sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, planifikohet të ketë tetë panel diskutim, të cilat kanë të bëjnë me Ballkanin, zhvillimet rajonale dhe rolin e organizatave ndërkombëtare në promovimin e paqes, krizën klimatike dhe agjencinë e gjelbër, ekonominë evropiane dhe greke dhe e ardhmja e Evropës dhe përballja me të djathtën ekstreme.

Ambicia e organizatorëve, sipas të njëjtave informacione është që "Konferenca ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm" të bëhet tradicionale dhe të mbahet në qershor të çdo viti në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Paralelisht, në kuadër të konferencës do të ndahet çdo vit çmimi për paqen me emrin "Çmimi nga Prespa", ndërsa çmimi i parë i tillë, këtë vit do t'i ndahet të dërguarit special dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Metju Nimic. rq/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR