INSTAT: Në Shqipëri, inflacioni është në nivelin më të ulët në tre vitet e fundit
- Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për statistika (INSTAT) vazhdon të bie shkalla e inflacionit në Shqipëri, e cila në gusht ishte dy për qind, që është niveli më i ulët i regjistruar në tre vitet e fundit. Krahasuar me muajin e kaluar është më e ulët për 0,1 për qind.
Tiranë, 12 shtator 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për statistika (INSTAT) vazhdon të bie shkalla e inflacionit në Shqipëri, e cila në gusht ishte dy për qind, që është niveli më i ulët i regjistruar në tre vitet e fundit. Krahasuar me muajin e kaluar është më e ulët për 0,1 për qind.
"Rënia e çmimeve në grupin e transportit ka pasur ndikimin më të madh ndaj kësaj situate dhe rritja e çmimeve ishte më e vogël në nëngrupet tjera. Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi 'ushqime dhe pije joalkoolike' me më pak se një për qind, më pas grupi 'qira, ujë, derivate dhe energji' dhe çmimet e grupit 'mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtjen e shtëpisë'", thekson INSTAT.
Ulja e inflacionit gjatë muajit gusht është sinjal se Banka Qendrore e Shqipërisë mund të vazhdojë me politikën e uljes së normave të interesit dhe gjatë vjeshtës ato ndikojnë ndjeshëm në këstet e kredisë në valutë shqiptare lekë dhe për qytetarët edhe bizneset.
Banka Qendrore në deklaratën e fundit theksoi se Shqipëria e ka kapërcyer tashmë krizën e çmimeve, ndërsa niveli i inflacionit mbetet nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej tre për qind.
Sipas Bankës, rënia e inflacionit reflekton uljen e shpejtë të inflacionit të importuar, i cili u ndikua edhe nga kursi devizor, pasi euro prej disa muajsh ndodhet në kufirin e 100 lekëve, që është vlera më e ulët e valutës europiane në raport me lekun. qa/bsh/