• e mërkurë, 07 gusht 2024

Indonezia ka rritje ekonomike më të lartë se Kina

Indonezia ka rritje ekonomike më të lartë se Kina

 Xhakartë, 6 gusht 2024 (MIA) - Prodhimi i brendshëm bruto i Indonezisë u rrit fuqishëm në tremujorin e dytë falë konsumit të amvisërive dhe investimeve, treguan të dhënat zyrtare, që tregojnë se ekonomia më e madhe në Azinë Juglindore e ka kaluar Kinën për sa i përket rritjes.

Aktiviteti në ekonominë indoneziane u rrit nga prilli në qershor me 5,05 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe pothuajse e njëjta normë rritjeje është regjistruar në fillim të vitit, tregojnë të dhënat nga Byroja e Statistikave të Indonezisë. 

 Në nivel tremujor, aktiviteti u rrit me 3,79 për qind. Konsumi i amvisërive familjare gjatë sezonit të festave është rritur me 4,93 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa konsumi shtetëror për 1,42 për qind.

Investimet e kompanive u rritën për 4,43 për qind. Eksporti është rritur për  8,28 për qind në nivel vjetor,  ndërsa importi është rritur pothuajse me të njëjtën përqindje. 

 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerësoi në prill se ekonomia e Indonezisë do të rritet për pesë për qind këtë vit, ndërsa pothuajse të njëjtën normë rritjeje presin edhe në vitin 2025. Kjo do të thotë se Indonezia në grupin e ekonomive aziatike në zhvillim dhe ekonomive në zhvillim   do të kapërcehet vetëm nga India, BPV-ja e së cilës pritet të rritet për 6,8 për qind këtë vit dhe 6,5 për qind në vitin 2025.

 Sipas llogaritjeve të FMN-së, ekonomia kineze duhet të rritet për 4,6 për qind këtë vit dhe për 4,1 për qind në vitin 2025.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR