• e martë, 06 gusht 2024

India ka shpallur gatishmëri të plotë të forcave të saj në kufirin me Bangladeshin

India ka shpallur gatishmëri të plotë të forcave të saj në kufirin me Bangladeshin

Nju-Delhi, 5 gusht 2024 (MIA) - Forcat indiane të sigurisë (BFS) kanë shpallur "gatishmëri të lartë" mes të gjitha formacioneve të saj përgjatë kufirit mes Indisë dhe Bangladeshit të gjatë 4.096 kilometra.

Paraprakisht sot, kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina dha dorëgheqje dhe e braktisi vendin, theksoi CNN njuz 18, dhe shtoi se ajo tashmë ka arritur në qytetin indian Agartala.

Njeriu i parë i forcave kufitare indiane të sigurisë, Daljit Sing Çaudari dhe funksionarë të tjerë të lartë në Kalkuta (kryeqyteti i shtetit Bengali Perëndimor) e kanë shqyrtuar situatën përgjatë kufirit. Të gjithë komandantëve në terren të BFS u është urdhëruar "që menjëherë ta sistemojnë personelin e tij përgjatë kufirit".

Kufiri mes Indisë dhe Bangladeshit kalon nëpër pesë shtete indiane, ndërsa pjesa më e madhe prej 2.217 kilometra bie në Bengalin Perëndimor. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR