• e hënë, 23 dhjetor 2024

Egjipti i njoftoi Izraelin dhe Iranin se nuk do të jetë pjesë e përshkallëzimit në rajon

Egjipti i njoftoi Izraelin dhe Iranin se nuk do të jetë pjesë e përshkallëzimit në rajon

Kajro, 5 gusht 2024 (MIA) - Egjipti i njoftoi Izraelin dhe iranin se nuk do të jetë pjesë e procesit të përshkallëzimit në rajon pas atentatit të liderit politik të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Hania, kumtoi gazeta e Katarit "Al Arabi Xhaded".

Kajro e informoi Teheranin se do ta mbyllë hapësirën e vet ajrore për çdo aksion ushtarak që do ta rrezikonte sigurinë rajonale dhe se kjo masë nuk duhet të shihet si raport armiqësor ndaj Iranit, por si mënyrë për mbrojtje të interesave dhe sovranitetit të Egjiptit.

Autoritetet egjiptiane, gjithashtu, i konfirmuan delegacionit të lartë izraelit që e vizitoi Kajron të shtunën në biseda indirekte me negociuesit amerikanë dhe egjiptianë se vendi nuk do të jetë pjesë e koalicionit ushtarak rajonal në mënyrë që të ndalet hakmarrja potenciale iraniane kundër Izraelit.

Në prill të këtij viti sulmi i parë i drejtpërdrejtë i iranit ndaj Izraelit me rreth 300 fluturake pa pilot dhe predha ishte refuzuar nga koalicioni me ndihmën e SHBA-së, vendeve aleate si Franca dhe Britania e Madhe, por edhe Jordania dhe Arabia Saudite. Sulmi iranian ishte përgjigje ndaj sulmit mbi konsullatën iraniane në Damask ku u vranë anëtarë të lartë të Korpusit të gardës së Revolucionit islamik të Iranit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR