• e premte, 22 nëntor 2024

Serbia e dënoi "sulmin" e policisë në Postën në Kosovë

Serbia e dënoi

Beograd, 5 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Informatave dhe Telekomunikimeve të Serbisë e dënoi "sulmin" e sotëm të Policisë së Kosovës në disa njësi të rrjetit postar ë Ndërmarrjes publike "Posta Serbia" në veri të Kosovës.

"Ky është edhe një shembull për demonstrimin e forcës së hapur dhe veprimeve të paligjshme të institucioneve të përkohshme të administratës në Prishtinë, qëllimi i të cilës është ndjekja e përhershme e njerëzve të tjerë dhe serbë në rajonin e Kosovës", thuhet në kumtesën e Minsitrisë.

Ministria thekson se pret "aktorët relevantë ndërkombëtarë të reagojnë sa më parë dhe t'i mbrojnë të drejtat themelore dhe qytetare të popullatës serbe dhe popullatës tjetër joshqiptare në rajonin e Kosovës".

Drejtori i Zyres së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq, ndërkaq deklaroi se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, e cila hyri në të gjitha objektet e "Postës Serbia" në veri të Kosovës, si dhe hapësirat e thesarit të Kursimores postare në Leposaviq - është "e paligjshme".

Ai shtoi se ky aksion i Prishtinës është zbatuar në kundërshtim me marrëveshjen për telekomunikime nga viti 2015, në të cilin thuhet se të gjitha çështjet për shërbimet postare do të zgjidhen vetëm në kuadër të dialogut.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas heqjes së dinarit dhe mbylljes së filialeve të Kursimores postare, "e sulmoi funksionimin e Postës së Serbisë, duke dashur t'i lë sërbët pa kurfarë mjete për jetë", ndërsa punëtorët në rrugë".

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR