• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 56 të vrarë në përleshjet e reja në Bangladesh

Të paktën 56 të vrarë në përleshjet e reja në Bangladesh

 Dakë, 5 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 56 persona kanë humbur jetën sot në përleshjet e reja në Bangladesh, pasi kryeministri Sheik Hasina u largua nga vendi, sipas burimeve të reja policore dhe spitalore, njoftoi BTA.

Të paktën 44 nga të vrarët janë dërguar në Spitalin Universitar në Dakë. Të gjithë kanë pësuar plagë me armë zjarri. Edhe 11 persona të tjerë vdiqën në kryeqytet dhe një tjetër në qytetin port të Çitagongut, tha policia.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR