• e shtunë, 23 nëntor 2024

Elshani: me siguri do të mbyllen të gjitha objektet e "Postës së Maqedonisë" në veri të Kosovës

Elshani: me siguri do të mbyllen të gjitha objektet e

Prishtinë, 5 gusht 2024 (MIA) - Në veri të Mitrovicës është duke u zhvilluar një aksion policor në objektet e Postës së Serbisë, që operojnë atje, ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai theksoi se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

 
Elshani, siç bëjnë të ditur mediat e Kosovës ka theksuar se informacioni ka rezultuar i saktë, me ç’rast sipas tij, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit  dhe tutje vazhdojnë sipas autorizimeve te tij.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.

 Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”, ka thënë Elshani. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR