• e hënë, 23 dhjetor 2024

IMA e promovoi publikimin e shtatë të analizave "Mediat dhe të drejtat e njeriut"

IMA  e promovoi publikimin e shtatë të analizave

 Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA)  -  Instituti për Media dhe Analitikë IMA Shkup sot e promovoi publikimin e shtatë të analizave "Mediat dhe të drejtat e njeriut",  në të cilat përmbahen disa analiza dhe raste studimore për shembuj nga praktika e raportimit gazetaresk në të cilat në një pjesë  ekzistojnë shkelje të Kodit dhe të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit  i Republikës së Maqedponisë së Veriut, Naser Zyberi, në ngjarje i prezantoi përvojat e Prokurorisë së Përgjithshëm në trajtimin me të drejtat e njeriut dhe mediave.

 Ai tha se përvojat janë modeste sepse qytetarët rrallë drejtohen  me parashtresa në këtë format.

Zyberi ka treguar se janë përdorur disa parashtresa që kanë të bëjnë në përmbajtjet diskriminuese dhe fyese për të cilat kanë hapur procedurë me iniciativë të tyre dhe në bashkëpunim me Këshillin për Etikë në Mediat janë zgjidhur. 

"Fjala e folur lehtë përhapet, dëgjohet larg, ndërsa nëse është e gabuar, atëherë është e vështirë të korrigjohet. Kur e them këtë para së gjithash mendoj për lajmet e rreme dhe dezinformatat të cilat mund të kenë pasoja të mëdha", tha Avokati i Popullit. 

 

Sipas tij, liria e shprehjes nuk duhet të kuptohet si e drejtë absolute, por, gazetarët si krijues të mendimit publik duhet ta kontrollojnë para publikimit të  informacioneve.

Sllavica Anastasovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe autore e njërës nga analizat, ndau shembuj nga praktika ku gabojnë mediat kur raportojnë për grupet e cenueshme. 

 Ajo prezantoi konstatime dhe raste të zbuluara përmes monitorimeve të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili e ndjek raportimin e mediave, por edhe diskursin në rrjetet sociale, veçanërisht për postimet  të cilat kanë të bëjnë të grupeve të margjinalizuara të qytetarëve, me fokus të veçantë të gjuhës së urrejtjes dhe të folurit shqetësues.

 Në platformën govornaomaraza.mk në periudhën nga 1 janari deri më 15 nëntor të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 987 raste, 527 në bazë të përkatësisë etnike, ndërsa 272 në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, 222 në bazë të kombësisë, 122 në bazë të përkatësisë politike dhe 69 në bazë të gjinisë, shpjegoi ajo.

 Viki Mlladenova, doktorante e studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Orientalistikës në Napoli, foli për kufirin mes lirisë dhe përgjegjësisë dhe theksoi se mediat janë larg transmetuesve neutralë dhe pasivë të informacioneve, ato kanë një rol kyç në krijimin e mendimit publik. 

Profesori në fushën e gazetarisë dhe komunikimit publik, Sefer Tahiri theksoi se i ka analizuar dokumentet ndërkombëtare dhe kornizën ligjore vendore, si dhe ka analizuar nene të Ligjit për Media dhe të Ligjit për Agjencinë për Shërbime Medtiake Audio dhe Audiovizuale.

 Tahiri propozoi formimin e një Avokati të Popullit i cili do të funksiononte në kuadër  të mediave.

 Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, i shpjegoi përvojat e tij personale në këtë fushë dhe theksoi se ekipi monitorues i CIVIL-it vazhdimisht angazhohet me monitorimin e dezinformatave, propagandës dhe gjuhës së urrejtjes.

 Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të IMA-s të mbështetura nga Fondi Evropian për Demokraci nga Brukseli (EED), qëllimi i të cilit është të promovojë dialogun kritik, trajtimin e të drejtave të njeriut në media, luftën kundër diskriminimit mediatik, dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

 

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR