• e diel, 22 dhjetor 2024

Ilir Demiri emërohet drejtor i ri i Spitalit klinik të Tetovës

Ilir Demiri emërohet drejtor i ri i Spitalit klinik të Tetovës

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Doktor Ilir Demiri është emëruar sot drejtor i ri i Spitalit klinik në Tetovë. Ai është emëruar nga ana e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa në këtë funksion vjen nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ku ka punuar si koordinator në kovid qendrën.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se Demiri është mjek specialist infektolog i cili ka përvojë të pasur pune në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile që nga viti 2004. Nga viti 2007 është asistent në lëndën e sëmundjeve ngjitëse në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa në vitin 2020 merr titullin doktor primarus.

"Drejtori i ri i Spitalit klinik të Tetovës është një profesionist i dalluar dhe një nga punëtorët shëndetësor më të përkushtuar që luftoi kundër Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë. Doktor Demiri është fitues i titullit 'Personalitet evropian i vitit 2020'. Ky titull u ndahet personave që kanë dhënë kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave njerëzore, ndërsa e ndan Lëvizja evropiane dhe është një mirënjohje që vjen nga qytetarët. Demiri është edhe anëtar i Shoqatës së Maqedonisë për sëmundje infektive, si dhe i Komisionit për sëmundje infektive", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR