• e diel, 22 dhjetor 2024

IDUEP dhe Klubi i Deputetëve të Rinj në Kuvend do ta promovojnë dokumentin përfundimtar për veprimin e ardhshëm të klubit

IDUEP dhe Klubi i Deputetëve të Rinj në Kuvend  do ta promovojnë dokumentin përfundimtar për veprimin e ardhshëm të klubit

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Instituti për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike dhe Klubi për Çështje dhe Politika Rinore në Kuvend sot me fillim në orën 13 në sallën 6 në Kuvend do ta prezantojnë  Dokumentin përfundimtar për veprim të ardhshëm të Klubit para deputetëve 

 Nga instituti informojnë  se dokumenti është përgatitur nga ana e IDUEP dhe Fondacioni “Fridrih Nauman” me qëllim të propozimit të aktiviteteve dhe masave konkrete që do të çojnë në ngritjen e standardit rinor në vend.

 “Ky dokument është pjesë e një procesi konsultativ 6-mujor në të cilin janë përfshirë organizata të ndryshme të shoqërisë civile që përfaqësojnë dhe punojnë me të rinjtë, ndërsa  ka filluar me organizimin e manifestimit publik me temë “Si të arrijmë një standard më të mirë rinor në vitin 2023?” i cili  gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 organizohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Klubin për Politikat Rinore pranë Kuvendit", thuhet në kumtesë.

 Qëllimi i këtij prezantimi me rekomandime dhe propozime konkrete për veprimin e ardhshëm të Klubit të Politikave Rinore në Kuvend 2023/2024, siç theksohet, është rrjetëzimi shtesë i deputeteve dhe deputetëve me organizata të ndryshme civile që përfaqësojnë dhe punojnë me të rinjtë.

Në të njëjtën kohë, gjatë kësaj ngjarje, organizatat civile rinore  do të kenë mundësi të bisedojnë hapur të gjitha aspektet, gjegjësisht  sfidat dhe problemet që lidhen me standardin e të rinjve, veçanërisht duke ofruar zgjidhje konkrete që janë të mundshme vetëm përmes ndërtimit të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve, sektorit civil dhe të gjithë aktorëve të tjerë shoqërorë. ar/

  Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR