IDF: Sulmuam një shkollë ku fshiheshin terroristë
- Armata izraelite (IDF) sot ka sulmuar militantët e Hamasit të cilët kanë qenë në kompleksin e shkollës në Kan Junis e cila shërbente si qendër komanduese e grupit.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 27 qershor, 2024
![IDF: Sulmuam një shkollë ku fshiheshin terroristë](https://mia.mk/images/20240627105849_big_730x400_86.webp )
Tel Aviv, 27 qershor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot ka sulmuar militantët e Hamasit të cilët kanë qenë në kompleksin e shkollës në Kan Junis e cila shërbente si qendër komanduese e grupit.
"Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore izraelite të operuara nga Komanda jugore, kanë sulmuar terroristët të cilët janë të vendosur në kompleksin shkollor "Al Hasana" në zonën e Kan Junisit. Terroristët e Hamasit planifikuan, drejtuan dhe kryen operacione të shumta terroriste përderisa ishin në shkollë", thuhet në kumtesën e IDF-së.
Në sulm janë bërë përpjekje të shumta për të shmangur viktimat civile. rq/
Foto: IDF (arkivi)