• e enjte, 04 korrik 2024

IDF: Luftime të ashpra në qendër të Xhabalias në veri të Rripit të Gazës

IDF: Luftime të ashpra në qendër të Xhabalias në veri të Rripit të Gazës

Gazë, 17 maj 2024 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) sot njoftuan se brigada që e udhëheq ofensivën në Xhabalia, Gaza e Veriut tani po lufton në qendrën e atij qyteti. 

Në informacionet e sotme operative thuhet se Brigada e 7-të “eliminoi më shumë se 60 terroristë në ditët e kaluara në Xhabalia”.

Banorët deklaruan se automjetet e blinduara izraelite kishin arritur në treg në më të madhin nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës dhe se buldozerët po shkatërronin shtëpi dhe dyqane.

IDF-ja, gjithashtu, njoftoi se ushtarët kishin gjetur një depo armësh me "dhjetëra raketa me rreze të gjatë të gatshme për përdorim, dhjetëra pjesë raketash, eksplozivë dhe armë të tjera" dhe se atje ishin kapur 20 terroristë.

Gjashtë persona u vranë në një shtëpi të bombarduar, njoftoi mbrojtja civile palestineze.

Përfaqësuesit izraelitë theksuan se forcat izraelite "pastruan" Xhebaljan para disa muajve, por u kthyen javën e kaluar për ta parandaluar Hamasin përsëri të të rivendosë kontrollin".

Në zhvillim e sipër është edhe sulmi ndaj qytetit Rafah, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz ikin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR