• e hënë, 23 dhjetor 2024

Junta në Mianmar ka liruar më shumë se 9.600 të burgosur

Junta në Mianmar ka liruar më shumë se 9.600 të burgosur

Jangon, 4 janar 2024 (MIA) -  Junta e Mianmarit sot ka amnistuar më shumë se 9.652 të burgosur, theksohet në njoftimin të transmetuesit të mbështetur nga ushtria, njoftoi DPA.

Lirimi i të burgosurve vjen në 76-vjetorin e pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas njoftimit të ushtrisë, në amnisti janë përfshirë rreth 114 të burgosur të huaj, të cilët, siç sqarohet, u liruan për të mbajtur marrëdhënie miqësore me vendet e tjera.

Por, shton DPA, detajet e të burgosurve të huaj të liruar mbeten të panjohura.

Nuk dihen as detajet e të burgosurve të liruar politikë.

Anëtarët e familjeve të tyre po prisnin jashtë burgut Insein, burgu më famëkeq në vend.

"Më shumë se 20 autobusë kanë hyrë tashmë në burg. Më shumë se 700 persona presin para burgut derisa e morën lajmin e amnistisë", deklaroi për DPA një familjar i një të burgosuri.

Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë (AAPP), organizatë humanitare në Mianmar, ushtria në dy vitet e fundit ka arrestuar më shumë se 25.730 njerëz, dhe pothuajse 20.000 janë ende në paraburgim. Që nga marrja e pushtetit, junta ushtarake në Mianmar ka vrarë të paktën 4.277 njerëz, shton DPA. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR