• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hungaria do ta bllokojë Bullgarinë për shengenin nëse nuk heq taksën për transitin e gazit rus

Hungaria do ta bllokojë Bullgarinë për shengenin nëse nuk heq taksën për transitin e gazit rus

Budapest, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Hungaria do ta bllokojë hyrjen e Bullgarisë në zonën shengen përderisa të jetë në fuqi taksa e transitit për gazin rus, informoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Hungaria ia ka bërë të qartë Bullgarisë se do të vendos veto ndaj hyrjes së vendit në zonën e lëvizjes së lirë nëse mbetet në fuqi taksa e importit të gazit, theksohet në kumtesën e MPJ-së së Hungarisë, duke cituar shefin e diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.

"Ne ua kemi bërë me dije bullgarëve se nëse vendimi i tyre zgjatet, dmth. nëse për një kohë të gjatë kërcënon sigurinë e furnizimit hungarez me energjensë ne do të vendosim veto për hyrjen e tyre në shengen", ka thënë Sijarto.

Vendet e Evropës Perëndimore kanë bërë përpjekje të mëdha për t'u bërë të pavarur nga gazi rus, ndërsa Hungaria pa dalje në det blen 4.5 miliardë metra kub gaz nga Rusia çdo vit, kryesisht përmes Bullgarisë dhe Serbisë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021.

Bullgaria dhe Rumania të cilat iu bashkuan BE-së në 2007, megjithatë deri më tani nuk kanë arritur t'i bashkohen zonës shengen edhe krahas përpjekjeve të tyre. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR