• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hulumtimi i ISK-së: Aktorët politik dhe mediat bashkëpjesëmarrës në krijimin e "realitetit" të mbushur me narrativë të dëmshme

Hulumtimi i ISK-së: Aktorët politik dhe mediat bashkëpjesëmarrës në krijimin e

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Aktorët politik në Maqedoni dhe mediat janë bashkëpjesëmarrës në krijimin e një të "vërtete" të mbushur me narrativë të dëmshme. Duke bërë, që të parët të harrojnë normat dhe standardet e vendosura për komunikimin publik (transparencë, etikë, profesionalizëm dhe paanshmëri në komunikim, komunikim të bazuar në fakte, kultivimin e kulturës për të folurit dhe përmbajtjen e të folurit diskriminues), ndërsa të dytët në kodet etike dhe rregullat bazë gazetareske për informimin e publikut.

Këto janë konstatimet e para kyçe në raportin e hulumtimit të Institutit për studime të komunikimit mbi "matjen e narrativëve të dëmshme politike".

Hulumtimi, siç thuhet nga ISK-ja, tregojnë gjithashtu se një numër i vogël i partive politike janë burimi kryesor i narrativëve të dëmshme, si dhe një pjesë e mediave me raportime të njëanshme dhe jokritike e që ndihmon që këto narrativë toksike të marrin jehonë në mjedisin mediatik.

Janë hulumtuar dhe dy segmente në lidhje me monitorimin dhe analizën e narrativëve të krijuara dhe të shpërndara nga aktorët politikë në vend përmes faqeve të tyre të internetit dhe ueb faqeve të tyre në Fejsbuk dhe është kryer monitorim dhe analizë e raportimit të mediave për aktorët politikë dhe narrativët që ata krijojnë dhe ndajnë. Rezultatet, siç thuhet nga ISK-ja, japin përgjigje në pyetjes nëse dhe si aktorë politikë në Maqedoni krijojnë narrativë të dëmshme dhe cili është roli i mediave në raportin e këtyre narrativëve, në lidhje me vlerat e zbatuara dhe standardet gazetareske profesionale e etike.

Për segmentin e parë nga hulumtimi është kryer monitorim në faqet e internetit dhe faqet e Fejsbukut të 10 partive politike dhe liderëve të tyre, partitë të cilët kanë të paktën dy deputetë në përbërjen parlamentare në vitin 2020-2024: Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, BDI, Lëvizja Demokratike, VMRO-DPMNE, E Majta, PLD, PRSD, LSDM, PSM), si dhe 20-të anëtarët e Qeverisë të vëzhguar gjatë periudhës shtator-tetor në vitin 2023. Dinamika e monitorimit të përmbajtjes së aktorëve politikë është "çdo e treta ditë dhe e katërt e muajit me radhë pra gjithsej 15 ditë në shtator dhe 16 ditë në tetor të vitit 2023".

Për segmentin e dytë të hulumtimit është realizuar monitorim me 11 media onlajn: Lokalno, Nezavisen, Slloboden Peçat, A1on.mk, MKD.mk, Republika, Kurir, Almakos, Tetova Sot, Nova TV, Veçer.mk, Telma, Alsat M, TV 21. Monitorimet në këto media janë kryer gjithsej 14 ditë në tetor (8) dhe në shtator (8).

Monitorimi dhe analiza e komunikimit partiak publik rezulton se në diskursin publik të përfaqësuar në faqet e internetit dhe publikimet në rrjetet sociale të aktorëve politikë, mbizotëron retorikë ku theksohen pretendime për korrupsion, mostransparencë/mosllogaridhënie, joprofesionalizëm, shpërdorim të detyrës zyrtare paraqitur pa përpjekje për të vërtetuar këto pretendime. Gjetjet e paverifikuara, thotë raporti, përdoren si bazë për të akuzuar kundërshtarët politikë për zhvillimin e narrativëve të dëmshme të populizmit, minimin e besimit te institucionet, përzgjedhjen e njëanshme të të dhënave që çojnë në konkluza të gabuara dhe nxitjen e ndasive shoqërore-politike në publik.

Analizat tregojnë se partitë politike "prodhojnë" narrativë më të dëmshme kur komunikojnë përmes kumtesave për publikun, pavarësisht nëse ato vendosen në internet apo faqe të Fejsbukut, ndërsa më pas vijnë konferencat për shtyp, fjalimet e politikanëve etj. Në postimet në Fejsbuk, theksohet gjithashtu se janë përdorur imazhe, video dhe regjistrime audio që krijohen për të vënë në huti publikun se diçka është realitet dhe e vërtetë, por nuk është (jovërtetësia e të cilave mund të dëshmohet) për të zhvilluar narrativë  të dëmshme me përmbajtje audiovizive manipuluese, selektim të njëanshëm, sulm ndaj personalitetit dhe demonizim si dhe përhapjen e panikut dhe frikës. rq/

Foto: ISK

QËNDRONI TË LIDHUR