• e premte, 20 mars 2026

Hulumtim: Mënyra në të cilën përdoret kompjuteri e zbulon shkallën e stresit në punë

Hulumtim: Mënyra në të cilën përdoret kompjuteri e zbulon shkallën e stresit në punë

Cyrrih, 12 prill 2023 (MIA) - Mënyra në të cilën njerëzit shkruajnë në tastierë dhe si e përdorin mausin e kompjuterit, mund të jetë tregues i mirë për stresin sesa matjet e ritmit të zemrës, potencojnë disa zbulues zviceranë. Siç thonë, modeli i tyre mund të ndihmojë që të parandalohet një stres kaotik.

Hulumtuesit e Institutit Teknologjik të Zvicrës (ETHZ), i kanë vëzhguar 90 pjesëmarrës në laborator se si i kryejnë detyrat në zyra për botën reale, siç janë caktimi i takimeve ose incizimi dhe analizimi i të dhënave. Shkencëtarët e kanë vëzhguar përdorimin e mausit dhe mënyrën se si shkruajnë të anketuarit, si edhe rrahjet e zemrës dhe rregullisht i kanë pyetur se sa të stresuar janë.

"Kjo tregon më shumë për nivelin tonë të stresit sesa për rrahjet e zemrës në një mjedis pune", potencoi një matematikane dhe njëra prej autoreve të studimit shkencor, Mara Nazhlin.

Disa pjesëmarrësve u është lejuar të punojnë pa pengesë, por gjysma e grupit vazhdimisht janë ndërprerë me mesazhe për biseda ose thirrje për takim. Hulumtuesit e zbuluan se njerëzit nën stres shkruajnë dhe e lëvizin mausin më ndryshe se njerëzit që janë më të çliruar.

"Njerëzit të cilët janë nën stres në mënyrë më të shpeshtë dhe më të saktë e lëvizin mausin", thotë Nazhlin.

Gjithashtu, është zbuluar se njerëzit që ndjehen nën stres në zyrë bëjnë më shumë gabime shtypi dhe janë të prirur të shkruajnë shumë shpejtë me pauza shumë të shkurtra. Nga ana tjetër, njerëzit më të çliruar bëjnë më pak pauza por më të gjata kur shkruajnë dhe punojnë në kompjuterët e tyre.

Lidhja midis stresit dhe përdoritmit të tastierës dhe mausit mund të shpjegohet edhe me teorinë e aftësisë neuromotorike.

"Niveli i rritur i stresit ndikon negativisht në aftësinë e trurit tonë për të përpunuar të dhëna. Kjo ndikon edhe në aftësitë tona motorike", sqaroi psikologu Xhasmin Ker.

Potencohet se çdo i punësuari i tretë në Zvicër vuan nga stresi në punë.

„Të involvuarit shpesh nuk e kuptojnë se resurset e tyre fizike dhe mendore zvogëlohen, derisa nuk është shumë vonë“, thuhet në shkrim

Foto: Arkivi i MIA-s.

QËNDRONI TË LIDHUR