• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hovenier: Çështja e përgjegjësisë për sulmin në veri të Kosovës nuk përfundon me Radoiçiqin

Hovenier: Çështja e përgjegjësisë për sulmin në veri të Kosovës nuk përfundon me Radoiçiqin

Prishtinë, 4 tetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi se çështja e përgjegjësisë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë afër Zveçanit nuk përfundon me deklaratën e ish-nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin, lajmëroi Radio Evropa e Lirë.

Hovenier në bisedën e sotme me gazetarë në ambasadën e SHBA-së tha se Uashingtoni do të vazhdojë të insistojë të kuptojë se çka ndodhi dhe kush është përgjegjës për sulmin më 24 shtator.

"Do të thosha që gjëja e duhur për shërbimet tona të sigurisë dhe partnerë tjerë është që të vazhdojmë të tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta, ata që mbajnë përgjegjësi për sulmin duhet të mbahen përgjegjës. Ky mbetet pozicioni ynë. Ne do të vazhdojmë të tentojmë për të kuptuar çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe pse", deklaroi Hovenier.

Më 24 shtator një grup i personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë afër Zveçanit, ku u vra një pjesëtar i policisë de u plagosën dy të tjerë.

Disa ditë pas sulmit, në të cilin jetën e humbën tre nga sulmuesit, përgjegjësinë e e mori Millan Radoiçiq, xhirimet e të cilit si pjesë e grupit të armatosur i cili pas sulmin dhe përgjigjes së policisë së Kosovës u strehua në manastirin e atjeshlm ortodoks.

"I bëra të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga okupatori dhe akti nuk kanë lidhje me aktivitetet e tjera politike. Nuk e kam informuar askend as nga autoritetet e Republikës së Serbisë, as nga strukturat politike lokale nga veriu i Kosovës", thuhet në letrën e Radoiçiqit të cilët para mediumeve në Serbi e lexoi avokati i tij.

Pasi që dje u arrestua nga policia e Serbisë, gjykata kompetente në beograd sot e rerfuzoi propozimin e Prokurorisë së lartë publike në Beograd t'i caktojë Radoiçiqit paraburgim, si i dyshuar për vepra të kryera penale me persona të tjetë, tani për tani, të panjohur, për posedim të armëve dhe materieve shpërthyese dhe vepra të rënda kundër sigurisë së prëgjithshme.

Gjykata, Radoiçiqit i shqiptoi ndalesë për ta braktisur vendbanimin, me çka i ndalohet të dalë jashtë territorit të Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i ndalohet të hyjë në territorin e Kosovës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR