• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hodai: Kemi "bombë" demografike për shkak të migrimit të madh të të rinjve në vendet evropiane

Hodai: Kemi

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Në periudhën e fundit, të paktën nga të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021, kuptuam se kemi zvogëlim të pjesëmarrjes së të rinjve në popullatën e përgjithshme. Për shembull, në vitin 2002, 24 për qind nga popullata kanë qenë të rinj, ndërsa në vitin 2021 sipas regjistrimit, vetëm 18 për qind nga popullata janë të rinj. Këtë në deklaratë për mediume sot e ka theksuar Blendi Hodai, drejtori ekzekutiv i Forumit për ndryshime arsimore, para fillimit të debatit publik me temë "Shpërngulja e të rinjve me arsim të lartë: Nëse RMV përgatit fuqi pune për vendet nga BE-ja?".

"Këtu flitet për 'bombë' demografike, pasi kemi zvogëlim të numrit të të rinjve, ekziston migrim i madh i të rinjve në vendet evropiane, të cilët tërhiqen nga vendet e punës, më saktë nga vendet në BE. Sot së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës do të duhet të diskutojmë për këtë temë, ku duhet të rregullohen problemet që ne si të rinj të mbetetemi në vendin tonë", informoi ai.

Hodai tha se Forumi për ndryshime arsimore tani një vit e gjysëm angazhohet për ndryshime në sistemin arsimor, pasi që vlerëson se "kemi arsim me afat të skaduar në të gjitha nivelet", posaçërisht në atë të lartë, por edhe në të mesëm.

"Ne do të propozojmë ndryshime radikale, arsimimi të bëhet prioritet në shtet për 20 vitet e ardhshme dhe cilado parti që vjen në pushtet, të mos i ndryshojë politikat që do të harmonizohen nga të gjitha palët e involvuara", tha ai.

Hodai bëri me dije se njëzet njerëz të cilët kanë doktorat, nuk janë të punësuar, si dhe rreth 300 të cilët kanë mbaruar studime masters. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR