• e diel, 23 shkurt 2025

Hjuman rajts uoç: Kthimi i Trampit paraqet kërcënim për të drejtat në SHBA dhe jashtë saj

Hjuman rajts uoç: Kthimi i Trampit paraqet kërcënim për të drejtat në SHBA dhe jashtë saj

Londër, 16 janar 2025 (MIA) - Kthimi i Donald Trampit në pushtet mund të sjell në atë të përsërisë shkeljet e të drejtave të kryera gjatë presidencës së tij të parë dhe presion të madh mbi institucionet ndërkombëtare, paralajmëron Hjuman rajts uoç (HRW).

“Kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë jo vetëm që kërcënon të drejtat në SHBA, por gjithashtu do të ndikojë në respektimin e të drejtave të njeriut jashtë vendit”, thuhet në raportin vjetor të organizatës.

Zgjedhjet botërore dhe konfliktet vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar kanë sfiduar "integritetin e institucioneve demokratike dhe parimet e të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar" - por shumë qeveri "ranë në testin", thuhet në dokumentin prej 500 faqesh.

Sulmet e ripërtërira të Trampit ndaj të drejtave të pakicave, të drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve shumëpalëshe rrezikojnë "të inkurajojnë liderët joliberalë në mbarë botën që të ndjekin shembullin e këtillë”, theksohet në raport.

QËNDRONI TË LIDHUR