• e premte, 05 korrik 2024

Haverc: Çelzi nuk e meriton vendin e 11-të në tabelë

Haverc: Çelzi nuk e meriton vendin e 11-të në tabelë

Londër, 5 prill 2023 (MIA) - Sulmuesi i Çelzit, Kai Haverc, ka folur për pozicionin aktual të skuadrës së tij në renditjen e Premierligës.

"Ky është një moment i vështirë. Si gjithmonë kur trajneri largohet nga klubi. Nuk është e lehtë, sepse është detyra jonë të fitojmë ndeshje, ndërsa kur trajneri shkarkohet, ne duhet të marrim përgjegjësinë për këtë, të pranojmë atë që është. Duhet të jemi profesionistë dhe të pranojmë situatën. Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për të luajtur në ligë dhe Çelzi nuk e meriton vendin e 11-të në renditje. Nuk është mirë të jesh atje, por të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku. Jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duhet të kemi besim. Jemi ndër tetë skuadrat më të mira në Evropë", tha Haverc për "BBC Sport".

Çelzi ndodhet në vendin e 11-të në tabelën e Premierligës me 39 pikë nga 29 xhiro. ls/

Foto; EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR