• e shtunë, 06 korrik 2024

Harden u kthye në stërvitje me Filadelfinë

Harden u kthye në stërvitje me Filadelfinë

Filadelfia, 5 tetor 2023 (MIA) – Xhejms Harden ka marrë pjesë në stërvitjen e Filadelfisë në Universitetin shtetëror të Kolorados, njoftoi ESPN.

Harden u kthye në ekip në ditën e dytë të stërvitjeve nën drejtimin e trajnerit të ri Nik Nurs, duke humbur ditën e medias të së hënës në objektin e ekipit në Kamden të Nju-Xhersit, si dhe stërvitjen e parë të kampit në shtetin e Kolorados.

Vendimi i Hardenit për të anashkaluar fillimin e kampit stërvitor u motivua nga dëshira e tij për t'u bashkuar me Los Anxheles klipers. Klubet negociuan për shkëmbim por nuk arritën marrëveshje.

Siksersi shpresojnë se situata do të zgjidhet herët a vonë. Të premten iu pagua Hardenit pjesa e dytë prej 25 përqindëve të kontratës, të cilat duhej t'i merrte në fillim të kësaj jave. si/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR