Hanter Bajden: Epshtajn e njoftoi Melanian me Trampin
- Zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp kërcënoi se do ta padisë Hanter Bajdenin për mbi një miliardë dollarë pasi që ai tha se abuzuesi i dënuar seksual, Xhefri Epshtajn e ka njoftuar atë me burrin e saj, presidentin amerikan, Donald Tramp, kumtoi Bi-Bi-Si.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:23, 14 gusht, 2025
Uashington, 14 gusht 2025 (MIA) - Zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp kërcënoi se do ta padisë Hanter Bajdenin për mbi një miliardë dollarë pasi që ai tha se abuzuesi i dënuar seksual, Xhefri Epshtajn e ka njoftuar atë me burrin e saj, presidentin amerikan, Donald Tramp, kumtoi Bi-Bi-Si.
Avokatët e zonjës së parë, e cila u martua me Trampin në vitin 2005, e përshkroi pohimin e Bajdenit si "të rrejshëm, ofendues, shpifës dhe provokues". Letra dërguar avokatëve të Hanter Bajdenit kërkon tërheqje dhe kërkim-falje, me kërcënim për padi për "dëme më të mëdha se një miliardë dollarë". Pohohet se zonja e parë ka pësuar "dëm të madh financiar dhe të imazhit" nga pohimi të cilin Bajden e prësëriti.
Bajden, djali i ish-presidentit Xho Bajden, e paraqiti pohimin paraprakisht këtë muaj në intervistë në të cilën i kritikonte ashpër lidhjet e kaluara të Trampit me Epshtajnin. Tramp në të kaluarën pranoi se e ka njohur Epshtajnin, por pohon se janë ndarë në fillim të vitit 2000 sepse Epshtajn i ka rrëmbyer të punësuarit nga spa-qendra e Trampit në FLoridë.
Në bisedë me regjisorin Endru Kallagan, Bajden tha: "Epshtajn e njoftoi Melanian me Trampin - ato lidhje janë shumë të gjera dhe të thella".
Avokatët e zonjës së parë pohojnë se Bajden është mbështetur në shkrimin e portalit amerikan "Dejli bist", i cili mëvonë është hequr pasi që ekipi juridik i Melanias e kontestoi përmbajtjen dhe titullin e tij. Shrkimi i mënjanuar, i cili pjesërisht e citon gazetarin Majkëll Vollf, aludon se Melania ishte e lidhur me një të njohur të Epshtajnit dhe Trampit kur e ka njoftuar burrin e saj të tanishëm.
"Dejli bist" e tërhoqi rrëfimin dhe kërkoi falje "për çfarëdo lloj konfuzioni apo keqkuptimi". Bi-Bi-Si thekson se nuk ka dëshmi se Melania dhe Tramp janë njoftuar përmes Epshtajnit, i cili në vitin 2019, sipas pohimeve të administratës amerikane të kaluar dhe të tashme, kreu vetëvrasje në burg derisa e priste gjykimin rreth akuzës për eksploatim seksual të të miturve.
Avikati i zonjës së parë, Alehandro Brito, e udhëzoi Bi-Bi-Si-në drejt deklaratës së ndihmësit të saj, Nik Klemens: "Avokatët e zonjës së parë, Melania Tramp në mënyrë aktive sigurojnë tërheqje dhe kërkim-falje urgjente nga ata që përhapin gënjeshtra shpifëse".
Profili i "Harpers Bazar" nga viti 2016 thotë se Melania dhe Tramp janë njoftuar në nëntor të vitit 1998 gjatë një feste të organizuar nga pronari i një agjencie mode.
Letra e avokatëve vjen në kushte të presionit ndaj Shtëpisë së Bardhë për t'i bërë publike dosjet e Epshtajnit - dokumente nga hetimi për pedofilin e dënuar. Para rizgjedhjes së tij, Tramp tha se do t'i bëjë publike nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, por FBI dhe Ministria e Drejtësisë në korrik dekalruan se nuk ka listë "inkriminuese" të klientëve të Epshtajnit. ab/
Foto: МIА arkivi