• e shtunë, 04 janar 2025

Hamnei: Bazat amerikane në Siri "do të shkelen nën këmbët e rinisë siriane"

Hamnei: Bazat amerikane në Siri

Teheran, 2 janar 2025 (MIA) - Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollahu Ali Hamnei, tha dje se bazat amerikane në Siri do të “shkelen nën këmbët e rinisë siriane”.

Sot, SHBA po ndërton vazhdimisht baza në Siri. Këto baza padyshim që do të shkelen nën këmbët e rinisë siriane”, tha Hamnei në platformën X.

Portali amerikan “Njusvik” (Newsweek) vlerëson se ky paralajmërim potencialisht mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë ishin tashmë të diskutueshme. 

Në një seri postimesh në platformën X, Hamnei ka kritikuar praninë amerikane në Siri që kur rebelët në fillim të dhjetorit rrëzuan ish presidentin e vendit Bashar al-Asad dhe regjimin e tij.

"Iran Interneshënall” shkruan se që nga mesi i dhjetorit, Hamnei filloi të inkurajojë të rinjtë e Sirisë që të “kundërshtojnë pasardhësit e Asadit dhe të rimarrin vendin e tyre”.

Bazat amerikane në Siri u zgjeruan përpara rënies së regjimit të Asadit ndërsa prania e trupave amerikane në Damask u dyfishua në 2000, tha më herët zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral majori Patrik Rajder.

Kur trupat amerikane hynë për herë të parë në Siri në vitin 2015 për të luftuar grupin Shteti Islamik, ato numëronin 900 trupa. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR