Hamilton i kërkoi falje Mercedesit për gabimet në Katar
- Shoferi i Mercedesit, Luis Hamilton pranoi se konsiderohet fajtor për rezultatin e dobët në garën në Formula 1, dje të drejtuar për Çmimin e madh në Katar.
Londër, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Shoferi i Mercedesit, Luis Hamilton pranoi se konsiderohet fajtor për rezultatin e dobët në garën në Formula 1, dje të drejtuar për Çmimin e madh në Katar.
"Nuk është mirë, por ndodh. Mos më gjykoni për atë se sa herë do të bie sepse nesër do të çohem dhe do të provoj slrish. Makina nuk ka punuar shumë mirë. Në fillim të ngecëm shumë dhe nuk kemi pasur mundësi ta hapim krahun. Por, rezultati i sotëm është faji im, kështu që i kërkoj ndjesë ekipit për rezultatin e keq dhe pastaj edhe për incidentin në boks", deklaroi Hamiton për "Sky Sports F1".
Piloti i Red Bull, Maks Verstapen, fitoi Çmimin e Madh të Katarit. Piloti i Ferrarit, Sharl Leklerk e ka zënë vendin e dytë, ndërsa treshen e parë e ka kompletuar Oskar Pjastri nga Meklaren. Hamilton përfundoi i 12-ti. mb/
Foto: MIA