• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Haland: Kishim kohëra më të mira dhe do t'i shohim përsëri

Haland: Kishim kohëra më të mira dhe do t'i shohim përsëri

 Mançester, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Sitit, Erling Haland ka folur për situatën në të cilën u gjend klubi.

 "Kemi parë kohë më të mira dhe do t'i shohim përsëri. Vazhdojmë të besojmë - ka shkruar Halandi në rrjetet sociale.

Në shtatë ndeshjet e fundit, "Qytetarët" nuk kanë fituar asnjë ndeshje dhe janë mundur gjashtë herë.

 Të zgjedhurit e Pep Guardiolës të dielën humbën (0:2) nga Liverpuli në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.

 Sulmuesi norvegjez njëzet e katërvjeçar mori pjesë në gjashtë ndeshje në serinë e keqe dhe në to shënoi tre gola.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR