• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hamasi u bëri thirrje vendeve myslimane ta "mbështesin me armë"

Hamasi u bëri thirrje vendeve myslimane ta

 Doha, 9 janar 2024 (MIA)  - Lideri i Hamasit, Ismail Hania, u bëri thirrje  sot vendeve myslimane që ta "mbështesin" lëvizjen e tij islamike palestineze në luftën kundër Izraelit në Rripin e Gazës, duke e furnizuar me armë, raportojnë mediat franceze.

 "Roli i kombit mysliman... është vendimtar dhe ka ardhur koha të mbështetet rezistenca me armë, sepse kjo është një betejë për xhaminë Al-Aksa dhe jo vetëm një betejë për popullin palestinez", tha Hania në fjalimin në Doha, teksti i së cilës u publikua në media në Rripin e Gazës.

 Mediat franceze raportojnë se Xhamia Al-Aksa në Jerusalem është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR