• e hënë, 20 maj 2024

Hamasi: Propozimi për armëpushim në tre faza, Bajdeni i përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes

Hamasi: Propozimi për armëpushim në tre faza, Bajdeni i përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes

Gazë, 6 maj 2024 (MIA) - Propozimi i Egjiptit dhe Katarit për armëpushim në Rripin e Gazës me të cilin është pajtuar grupi militant palestinez Hamas përfshin tri faza, ku njëra është armëpushim i përhershëm, tha zëvendëskryetari i Hamasit, Kalil Al Haija, duke shtuar se ndërmjetësit kanë theksuar se presidenti amerikan Xhozef Bajden është i përkushtuar personalisht për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Al Xhezira.

Sipas propozimit, secila nga tre fazat do të zgjaste 42 ditë: armëpushimi do të fillonte në fazën e parë e cila do të përfshinte tërheqjen e forcave izraelite nga korridori Necarim të cilin Izraeli e përdor për të ndarë Rripin e Gazës në veri dhe jug.

Gjatë fazës së parë, palestinezët e zhvendosur do të kthehen në shtëpitë e tyre, do të lejohet të dërgojnë ndihma, karburant dhe ndihmë për civilët dhe për çdo peng të liruar nga Hamasi, Izraeli të lironte 50 të burgosur palestinezë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR