Dy persona humbën jetën në një sulm me thikë në një shkollë fillore në Kinë
- - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur në sulmin me thikë në një shkollë fillore në jug të Kinës, njoftoi policia.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:46, 20 maj, 2024

Pekin, 20 maj 2024 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur në sulmin me thikë në një shkollë fillore në jug të Kinës, njoftoi policia.
Nuk dihet nëse në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.
Sulmi ndodhi në një shkollë në qytetin Guisi, në provincën Xhiangsi, njofton Bi-Bi-Si.
Policia njoftoi se sulmin me thikë kuzhine e kreu një grua 45 vjeçare. qa/ fc/
Foto: Arkivi i MIA-s