• e martë, 24 dhjetor 2024

GJNP kërkon arrestim të Netanjahut dhe të liderit të Hamasit

GJNP kërkon arrestim të Netanjahut dhe të liderit të Hamasit

Hagë, 20 maj 2024 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhra për arrestim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe të liderit të Hamasit, Jahja Sinvar nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për shkak të sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor dhe luftës në Gazë, deklaroi kryeprokurori i gjykatës Karim Kan për Si-En-En.

Kan tha se GJNP kërkon edhe urdhëra për arrestim të ministrit izraelit të mbrojtjes Joav Galant, si dhe për dy udhëheqës të Hamasit - Mohamed Diab Ibrahim al - Masri, udhëheqësit të brigadave Al Kasem dhe më i njohur si Mohamed Deif dhe Ismail Hanija, lider politik i Hamasit.

Fletëarrestet kundër politikanëve izraelitë shënojnë për herë të parë që GJNP ta sulmojë liderin kryesor të një aleati të afërt të SHBA-së. Vendimi e vendos Netanjahun "në shoqëri" të presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin GJNP dha urdhër për arrestim për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës, informon Si -En-En. Paneli gjyqësor do ta shqyrtojë kërkesën e Kanit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR