Hamasi e kundërshton planin e Izraelit për zhvendosje në Gazë
- Grupi militant palestinez Hamas njoftoi sot se plani i Izraelit për të zhvendosur banorët e Gazës është një "valë e re gjenocidi" kundër qindra mijëra banorëve të enklavës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:39, 17 gusht, 2025
Gaëa, 17 gusht 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas njoftoi sot se plani i Izraelit për të zhvendosur banorët e Gazës është një "valë e re gjenocidi" kundër qindra mijëra banorëve të enklavës.
Hamasi në komunikatë vlerësoi se vendosja e planifikuar e tendave dhe pajisjeve të tjera në Gazën jugore është një "mashtrim i qartë".
Armata izraelite njoftoi se duke filluar nga sot, banorët e Gazës do të marrin tenda dhe pajisje të tjera mbrojtëse, përpara zhvendosjes së tyre nga zonat e luftimit në zonat "e sigurta" në jug të enklavës.
Hamasi thotë se tendat e ngritura nën maskën e mbrojtjes së sigurisë palestineze janë një mashtrim i qartë që synon "të mbulojë krimet brutale që po përgatiten nga forcat pushtuese".
Izraeli njoftoi paraprakisht këtë muaj se planifikon të fillojë një ofensivë të re për të marrë kontrollin e Gazës, qendrës më të madhe urbane të enklavës.
Plani ka shkaktuar alarm ndërkombëtar në lidhje me fatin e Rripit të Gazës, ku jetojnë 2.2 milionë njerëz.
Foto: Arkivi i MIA-s