• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Halland kthehet në ekip pas pushimit dymujor

Halland kthehet në ekip pas pushimit dymujor

Mançester, 30 janar 2024 (MIA) - Golashënuesi më i mirë i Mançester sitit, norvegjezi Erling Halland, pas pushtimit dymujor, do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola, kur skuadra e tij të e pret nesër Barnlin në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier ligës.

"Të gjithë djemtë janë gati, ne jemi më të fortë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne", tha Guardiola sot në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së nesërme me Barnlin.

Halland ka munguar në fushë që nga 6 dhjetori kur dëmtoi kockën e këmbës në humbjen ndaj Aston Villas (0-1).

Rikthimi i golashënuesit norvegjez është lajm i mirë për Guardiolën dhe vjen në një kohë kur skuadra e tij është pesë pikë dhe një ndeshje më pak se lideri Liverpuli, në garën për të mbrojtur titullin anglez. rq/bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR