• e martë, 02 korrik 2024

Halandi është shpallur futbollisti më i mirë në botë në vitin 2023, sipas "IFFHS"-së

Halandi është shpallur futbollisti më i mirë në botë në vitin 2023, sipas

Cyrih, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti i Mançester sitit, Erling Haland është shpallur futbollisti më i mirë në botë në vitin 2023 nga ana e Federatës ndërkombëtare për histori dhe statistikë të futbollit (IFFHS).

Sipas rezultateve nga votimi, norvegjezi fitoi 208 pikë. Vendi i dytë i takoi Kilian Mbapes nga PSZH-ja me 105 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Lionel Mesi nga Inter Majami me 85 pikë të fituara.

Në pesë të parët janë edhe Rodri (Mançester Siti, 55) dhe Xhud Belingem (Borusia Dortmund dhe Real Madrid, 34).

Halandi e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierë. Këtë sezon, norvegjezi 23-vjeçar ka luajtur në 22 ndeshje, ka shënuar 19 gola dhe ka realizuar pesë asistime. ss/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR