• e enjte, 04 korrik 2024

Haland më së shpejti deri 40 gola në Ligën e kampionëve

Haland më së shpejti deri 40 gola në Ligën e kampionëve

Mançester, 29 nëntor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland mbrëmë shënoi gol në fitoren e ekipit të tij kundër Lajpcigut me rezultatin 3:2 në ndeshjen e xhiros së 5-të në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve.

Norvegjezi në këtë ndeshje e shënoi golin e tij të 40-të në ndeshjen e 35-të në LK.

Haland tani është lojtari, i cili më së shpejti ka arritur deri 40 gola në Ligën e kampionëve. Ai e theu rekordin e sulmuesit të PSZH-së, Kilian Mbape dhe u bë futbollisti më i ri që ka shënuar të paktën 40 gola në këtë garë (23 vjeç e 130 ditë).

Këtë sezon, sulmuesi 23-vjeçar ka luajtur në 20 ndeshje për Sitin në të gjitha garat, duke shënuar 19 gola dhe katër asistime. bsh/

Foto: EPA

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR