• e mërkurë, 03 korrik 2024

Guardiola: Grilishi sërish ka probleme me ijet

Guardiola: Grilishi sërish ka probleme me ijet

 Mançester, 28 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pel Guardiola, informoj se mesfushori  Xhek Grilishi, ka pësuar sërish një lëndim me pjesën e brendshme të ijeve.

Njëzet e tetëvjeçari anglez u lëndua mbrëmë në ndeshjen kundër Lutonit (6:2) në xhiron e 16 të të FA Kupës. Ai u zëvendësua në minutën e 38 të.

"Grilishi u ankua për dhimbje në ijet. Para kësaj  i ndihej mirë, por fatkeqësisht lëndimi iu përsërit. Ky është një sezon i vështirë për të. Ai duhet të shërohet plotësisht para se të kthehet në fushë", tha Guardiola.

Në sezonin aktual Grilishi ka tre gola dhe dy asistime në 27 ndeshje në të gjitha ndeshjet. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR