Guteresh: Viti 2024 është vit i një niveli të lartë të shkatërrimit të mjedisit natyror
- Shkatërrimi i mjedisit natyror arriti vlera jashtëzakonisht të larta këtë vit, ora po troket, ndërsa ndotësit më të mëdhenj duhet të mbajnë pjesën më të madhe të ngarkesës financiare për të zgjidhur problemin, ndërsa marrëveshja është e domosdoshme, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në Samitin e ndryshimeve klimatike KOP29 në Baku.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:34, 12 nëntor, 2024
Baku, 12 nëntor 2024 (MIA) - Shkatërrimi i mjedisit natyror arriti vlera jashtëzakonisht të larta këtë vit, ora po troket, ndërsa ndotësit më të mëdhenj duhet të mbajnë pjesën më të madhe të ngarkesës financiare për të zgjidhur problemin, ndërsa marrëveshja është e domosdoshme, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në Samitin e ndryshimeve klimatike KOP29 në Baku.
Ai paralajmëroi se asnjë vend nuk kursehet nga uraganet, vapa, përmbytjet, thatësirat dhe fatkeqësitë e tjera klimatike të shkaktuara nga faktori njeri.
"Kjo është një histori për padrejtësinë e cila mund të shmanget. Të pasurit bëjnë probleme, të varfrit paguajnë çmim më të lartë", theksoi Guteresh.
Ai, gjithashtu, paralajmëroi se ekonomitë në botë do të ballafaqohen edhe me një krizë më të madhe, derisa nuk ulen emetimet e gazrave të dëmshëm dhe nëse rregullimi nuk është i përshtatshëm ndaj ndryshimeve klimatike. qa/
Foto: arkivi i MIA-s